Të gjithë thërrisnim: “Luis Garcia”.

Me të mbaruar mësimin, ndonjëherë edhe pa e mbaruar (teksa linim orët), ja mbanim vrap te qendra e lojërave kompjuterike afër shkollës.
Pjesa më e madhe e çunave preferonin të luanin #CounterStrike, ndërsa unë edhe Kristi (një shoku im i klasës) preferonim vetëm #FIFA. Ishte #FIFA07 asokohe…
Në pjesën më të madhe të ndeshjeve fitonte Kristi, ai që luante me duart e kryqëzuara mbi tastierë. Ashtu e kishte më mbarë. Kristi tifoz i #Inter -it, unë i #Milan -it, por asnjëri nuk merrnim ekipin e zemrës. Ai preferonte #Arsenal, ndërsa unë #Liverpool. Mbaj mend aty një #Luis #Garcia që të thante piten. Aq shunë më pëlqente profili i atij lojtari, sa aty te FIFA-07 zgjidhje tjetër veç Liverpool, për mua s’kishte.
Vetë më parë Garcian e kisha spikatur një herë 2 apo 3 vite para se të luaja me Kristin. Si pjesa më e madhe e tifozëve shqiptarë, preferencat parësore janë ato përtej Adriatikut. Në vitin 2005, mbaj mend një herë teksa ndodhesha te dajat, ishim mbledhur të gjithë te shtëpia e njërit prej kushërinjve ngjitur (ashtu si ndodh gjithmonë te dajat). Ishte i vetmi në lagje aty, ku mund të shihje ndonjë ndeshje. Të mëdhenjtë thonin është ndeshje e madhe, hajde ta shohim se luan #Del #Piero. Luhej Liverpool – Juventus, e vlefshme për fazën çerekfinale të #ChampionsLeague. Mund të them pa frikë që ishim mbi 20 veta në një dhomë ku edhe ajri mezi qarkullonte. Të gjithë bënin tifo për #Juventus, ndonëse një pjesë bënte sikur i interesonte. Në fund ndeshja përfundon 2-1 në favor të Liverpool, nga ku goli i dytë mban firmën e Luis Garcia. Po flasim ama për një super gol nga jashtë zone. Menjëherë të nesërmen, teksa mblidheshim e luanim aty te oborri i gjyshit, sa herë shënonim gol të gjithë thërrisnim: “Luis Garcia”.
Ndërsa unë mund të them, që nga ajo natë e kisha harruar si lojtar, por te FIFA-07 (të cilën e luanim edhe më vonë) e rigjeta sërish, dhe nuk ju ndava më. Me Kristin vazhdoja të luaja vazhdimisht, ndonëse ai fitonte në të shumtën e rasteve, ama Garcia ndodhej gjithmonë aty për mua… si atëherë te oborri i gjyshit.